Ndërhyrja e shpejtë për gazin
Në rast emergjencash që kanë të bëjnë me gazin dhe shpërndarjen e tij, në të gjitha komunat që shërbehen nga 2i Rete Gas S.p.A., është aktive Ndërhyrja e shpejtë në numrin e gjelbër falas 800.901.313.
Numrin e gjelbër falas
800.901.313
Sinjalizime emergjence që lidhen me gazin dhe shpërndarjen e tij.
Shërbimi ynë i Ndërhyrjes së shpejtë për gazin është falas, aktiv 365 ditë në vit, 24 orë në ditë, në numrin e gjelbër 800.901.313, në të gjitha komunat që shërbehen nga 2i Rete Gas S.p.A. dhe nga shoqëria e kontrolluar Cilento Reti Gas S.r.l.
Pranë Ndërhyrjes së shpejtë për gazin është e mundur të sinjalizoni:
Erë gazi, përhapje gazi në hapësira të mbyllura ose të hapura
Parregullsi të furnizimit me gaz
Ndërprerje të furnizimit me gaz
Dëmtim të rrjetit të shpërndarjes së gazit, të impianteve të derivimit të përdoruesve dhe të grupeve matëse
Një nga operatorët tanë do të vlerësojë tipologjinë e sinjalizimit dhe në rast emergjence ose avarie, do të kryejë një ndërhyrje në vend, plotësisht falas, brenda 60 minutash nga telefonata.
Vendos emrin e komunës sate për të verifikuar që menaxhimi i rrjetit të jetë i grupit 2i Rete Gas
Si të aktivizoni shërbimin e ndërhyrjes së shpejtë për gazin
- Formoni numrin e ndërhyrjes së shpejtë për gazin: 800.901.313. Numri është falas nga çdo pajisje dhe operator telefonik. Brenda pak sekondash do të lidhesh me një operator që do të jetë në dispozicion për të të ndihmuar.
- Përgjigjjuni pyetjeve të operatorit. Gjatë bisedës me operatorin, do t’ju bëhen dusa pyetje të thjeshta për të kuptuar më mirë tipologjinë dhe entitetin e sinjalizimit (*). Këto informacione i mundësojnë personelit teknik kompetent që të ndërhyjë në territor me shpejtësi.
- Ndiqni udhëzimet e sigurisë. Në bazë të situatës së sinjalizuar, për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve, do t’ju jepen udhëzimet e përshtatshme të sigurisë, për t’i ndjekur me kujdes.
- Prisni personelin teknik që do të jetë në vendin e sinjalizimit brenda 60 minutash maksimumi.
(*) të gjitha bisedat midis sinjalizuesit dhe operatorit të centralit regjistrohen sipas kërkesave të autoriteteve të sektorit.
Për më shumë informacion mund t’i referoheni udhëzimeve kryesore të përgjithshme të sigurisë, të rekomanduara edhe në udhëzuesit e Komitetit Italian të Gazit (CIG) nr.10 – NDËRHYRJA E SHPEJTË PËR GAZIN në faqen e internetit https://www.cig.it/pubblicazioni/
OBJEKTIVI
– Mbroni sinjalizuesin dhe atë që ndodhet në afërsi të situatës potencialisht të rrezikshme.
Udhëzim: Largimi i personave të pranishëm nga vendi i përhapjes.
– Krijoni kushte për ndërrimin e ajrit për një hollim të mundshëm të koncentratit të gazit të pranishëm.
Udhëzim: Hapja e menjëhershme e dyerve dhe dritareve pa komandim elektrik.
– Shmangni burimet e mundshme të ndezjes së përzierjes së gazit të pranishëm.
Udhëzim: Ndalohet provokimi i flakëve, shkarkimeve elektrostatike ose shkëndijave. Ndalohet aktivizimi i pajisjeve elektrike.
– Kufizoni/ndërpritni flukset e mundshme të gazit.
Udhëzim: Mbyllja e valvulës së kontaktorit e vendosur në pjesën e tij të sipërme. Mbyllja e dorezave të mundshme për identifikimin e gazit, të vendosura në afërsi të pajisjeve të përdoruesve, si për shembull, planiit të gatimit, kaldajës dhe boilerit.
– Efikas në menaxhimin e situatës:
Kërkoni praninë në vend, në pozicion të sigurt, në pritje të mbërritjes së skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë për shqyrtimet e mundshme të situatës së sinjalizuar. Kjo veçanërisht nëse është e nevojshme të hyni në brendësi të pronës private.
TIPOLOGJIA E SINJALIZIMIT: ERË GAZI
Udhëzimet e sigurisë që i duhen dhënë personit që ka telefonuar, për mbrojtjen e sigurisë së tij dhe të të tjerëve, si dhe udhëzime të tjera të dobishme
– NË HAPËSIRA TË HAPURA:
Në rast përhapjesh të konstatuara nga grupet matëse, mund të jetë e nevojshme të kërkoni MBYLLJEN PARAPRAKE të organeve të pranishme identifikuese. Reduktoni çdo aktivitet dhe shmangni çdo veprim që mund të krijojë ose të favorizojë marrjen flakë. Mos ndizni shkrepëse ose flakë të hapura, mos i prekni çelësat ose spinat elektrike, mos i bini zileve. Në rast se sinjalizimi vjen nga një kompani që ka dëmtuar tubacionin e gazit, mund të jetë e nevojshme të flisni me teknikët e kompanisë për të verifikuar më mirë dëmin dhe për të marrë masat e duhura për sigurimin e kantierit. Gjithashtu, sugjeroni ndërprerjen e aktiviteteve në proces dhe shmangni afrimin e personave pranë vendit të përhapjes së gazit.
– NË HAPËSIRA TË MBYLLURA:
Në rastin e derivimit të përdoruesve brenda godinës, hapni të gjitha hapësirat me dalje jashtë, si dritaret dhe dyert pa komandim elektrik, për të favorizuar ajrimin. Mos ndizni shkrepëse ose flakë të hapura, mos i prekni çelësat ose spinat elektrike, mos i bini zileve. Kur të largoheni nga ambientet, mos përdorni ashensorët dhe telefononi nga jashtë.
Në rast se supozohet përhapje gazi nga grupi matës ose impianti i brendshëm, hapni të gjitha hapësirat me dalje jashtë, duke shmangur përfshirjen e ambienteve të tjera. Mbyllni të gjitha pajisjet me gaz dhe valvulën e përgjithshme të gazit. Mbylleni rubinetin e kontaktorit të gazit dhe bëni telefonatat nga jashtë.
TIPOLOGJIA E SINJALIZIMIT: NDËRPRERJE OSE PARREGULLSI NË FURNIZIMIN ME GAZ
Udhëzimet e sigurisë që i duhen dhënë personit që ka telefonuar, për mbrojtjen e sigurisë së tij dhe të të tjerëve, si dhe udhëzime të tjera të dobishme
Sigurohuni që pajisjet me gaz të jenë të mbyllura. Nëse nuk janë, mbyllni çelësat e kuzhinës, rubinetin e kaldajës/boilerit dhe valvulën e sipërme të kontaktorit, dhe prisni ardhjen e personelit të kompanisë.
TIPOLOGJIA E SINJALIZIMIT: DËMTIMI I IMPIANTIT TË SHPËRNDARJES SË GAZIT NËSE NUK KA DALJE TË GAZIT
Udhëzimet e sigurisë që i duhen dhënë personit që ka telefonuar, për mbrojtjen e sigurisë së tij dhe të të tjerëve, si dhe udhëzime të tjera të dobishme
Mos qëndroni afër pikës së dëmtuar dhe mbani larg personat e tjerë të pranishëm. Gjithashtu, sugjeroni ndërprerjen e aktiviteteve në proces.